Zjarri në objektin në Vragoli të Fushë Kosovës, deklarohet Policia: S’ka persona të lënduar, bashkë me zjarrfikësit po merremi me rastin

20:55 | 26 Qershor 2026
zjarri-ne-objektin-ne-vragoli-te-fushe-kosoves,-deklarohet-policia:-s’ka-persona-te-lenduar,-bashke-me-zjarrfikesit-po-merremi-me-rastin

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nuk ka të lënduar nga zjarri që përfshiu një objekt në Vragoli të Fushë Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

‘’Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.  Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin.  Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale, nuk ka persona të lënduar’’, ka thënë ajo.

Komento: