Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

08:35 | 27 Qershor 2026
polica-i-gjen-arme-pa-leje-62-vjecarit-ne-kacanik-pas-kontrollit-ne-shtepine-e-tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç, në fshatin Kaçanik i Vjetër në Kaçannik, njoftoi policia

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa pas intervistimit, me vendim te prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

“Më datën 26.06.2026, në bazë të veprimeve operative dhe lidhshmërisë së rastit, hetuesit  stacionit policor të Kaçanikut,  kanë realizuar një kontroll në fshatin Kaçanik i Vjetër, tek i dyshuari E.L., 62 vjeç. Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie si dhe 12 fishekë”, tha policia

Komento: