Vdes shtetasi turk në QKUK, u aksidentua javë më parë me motor në Prishtinë

09:45 | 27 Qershor 2026
vdes-shtetasi-turk-ne-qkuk,-u-aksidentua-jave-me-pare-me-motor-ne-prishtine

Një shtetas i Republikës së Turqisë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku.

Aksidenti kishte ndodhur më 9 qershor në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, ndërsa vdekja e tij është raportuar më 26 qershor.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Komento: