Troja fiton medaljen e artë në Londër, Daut Haradinaj: Krenar për suksesin e saj dhe të çdo fëmije shqiptar

13:25 | 27 Qershor 2026
troja-fiton-medaljen-e-arte-ne-londer,-daut-haradinaj:-krenar-per-suksesin-e-saj-dhe-te-cdo-femije-shqiptar

Deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se vajza e tij, Troja Haradinaj, ka fituar medaljen e artë në garat ndërkombëtare të gjuhës angleze, të mbajtura në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj tha se Troja u rendit në mesin e fitueseve të medaljes së artë në një garë ku morën pjesë nxënës nga shumë shtete të botës.

Ai theksoi se suksesi i saj u arrit nën mentorimin e mësimdhënëses Bardha Hoti Kabashi, duke vlerësuar përkushtimin e saj dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në këtë garë ndërkombëtare.

Në postimin e tij, Haradinaj vlerësoi edhe rolin e prindërve dhe mësimdhënësve në arritjet e fëmijëve, duke theksuar se vendi vazhdon të nxjerrë nxënës të talentuar falë punës dhe përkushtimit të tyre.

“Urime të gjithë garuesve! Urime, Troja!”, përfundon urimi i deputetit për vajzën e tij.

Komento: