Sami Lushtaku kujton dëshmorin Naser Lani në 28 vjetorin e rënies

18:00 | 27 Qershor 2026
sami-lushtaku-kujton-deshmorin-naser-lani-ne-28-vjetorin-e-renies

Kreu i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kujtuar dëshmorin e kombit Naser Lanin i cili ishte vrarë para 28 vitesh për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Me nderim e respekt të thellë, kujtojmë dëshmorin e kombit Naser Lani, i cili me 27 qershor 1998 dha jetën për lirinë e Kosovës.

Lufta dhe sakrifica e tij mbeten frymëzim për çdo brez, ndërsa emri i tij do të jetojë përherë në historinë e lavdishme të luftës sonë çlirimtare.

Lavdi e përjetshme dëshmorit Naser Lani dhe gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!
SL

Komento: