Zyra e BE’së me një analizë për Rusinë: Çmimet e larta të naftës për shkak të konfliktit me Iranin s’e shpëtojnë ekonominë e tyre

12:05 | 28 Qershor 2026
zyra-e-be’se-me-nje-analize-per-rusine:-cmimet-e-larta-te-naftes-per-shkak-te-konfliktit-me-iranin-s’e-shpetojne-ekonomine-e-tyre

Zyra e BE-së në Kosovë, ka bërë një analizë për Rusinë duke theksuar se “çmimet e naftës mund të jenë rritur për shkak të konfliktit me Iranin, por ato nuk do ta shpëtojnë ekonominë ruse”.

Në reagim thuhet se “gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, deficiti buxhetor i Rusisë arriti në 5.9 trilionë rubla, tashmë shumë më lart se 3.8 trilionë rubla të planifikuara për të gjithë vitin. Që nga janari, më shumë se 200,000 biznese janë mbyllur”.

“Normat e interesit mbeten të larta. Borxhi i korporatave është pothuajse dyfishuar që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë. Mungesa e fuqisë punëtore vazhdon, taksat janë në rritje dhe kërkesa e brendshme është në rënie”, vijon reagimi.

“Sanksionet e BE-së, tashmë në fuqi përmes 20 pakove, vazhdojnë të kufizojnë qasjen e Rusisë në teknologji, financa, logjistikë dhe tregjet e energjisë, duke imponuar kosto strukturore afatgjata. Çmimet më të larta të naftës i japin Rusisë një lehtësim afatshkurtër. Ato nuk e riparojnë dëmin strukturor. Presioni vazhdon”, thuhet në reagim.

Komento: