E reja nga Kosova dyshohet se humbi jetën në një aksident në Gjermani

09:50 | 29 Qershor 2026
e-reja-nga-kosova-dyshohet-se-humbi-jeten-ne-nje-aksident-ne-gjermani

Një vajzë e re nga fshati Damanek i Malishevës dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.

Për vdekjen e Rina Krasniqit kanë raportuar fillimisht mediat lokale të Malishevës, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga faqja e fshatit Damanek në Facebook.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit apo detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

Në njoftimin në Facebook thuhet se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit familja do të njoftojë më vonë.

Komento: