
Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i UÇK-së dhe veterani i Ushtrisë së Kosovës, Bekim Metaj.
Bekim Metaj, së fundi u përball me një grup prej 21 personash të ardhur nga Serbia, ku tre prej tyre dyshohet se kanë qenë pjesë e formacioneve paramilitare serbe të kohës së Millosheviqit.
Gjatë vizitës, Haradinaj u shpreh i impresionuar nga qëndrueshmëria dhe dinjiteti i familjes Metaj, duke theksuar se ata ndër breza kanë kontribuar në vlera kombëtare dhe shtetformuese.
“U ndjeva mirë në këtë familje fisnike shqiptare që ndër breza kanë rritur vlera kombëtare. I shpreha Bekimit dhe familjes Metaj konsideratën dhe përkrahjen time në çdo aspekt”, u tha gjatë vizitës.