Moti javor: Nxehtësi e madhe, pastaj stuhi, breshër e freski

22:15 | 29 Qershor 2026
moti-javor:-nxehtesi-e-madhe,-pastaj-stuhi,-bresher-e-freski

Java filloi shumë e nxehtë me temperatura tropikale dhe valën e nxehtësisë që erdhi nga Evropa, origjina e së cilës buronte nga Afrika veriore.

Fatmirësisht për rajonin tonë vala e nxehtësisë së madhe nuk do të zgjatë shumë sikur në Evropë dhe intensiteti i saj i fuqishëm do të jetë dukshëm më jetëshkurtër në viset tona.

E hëna filloi shum e nxehtë dhe pritet kulminacioni i kësaj vale të nxehtësisë, ndërsa në mbrëmje priten disa vetëtima dhe bubullimë nga ndonjë sistem i izoluar që mund të prodhojë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Temperaturat në Kosovë do të kulmojnë rreth 38 gradë Celsius maksimalja e 40 në Shqipëri e Maqedoninë Veriore.

E martja po ashtu do të jetë shumë e nxehtë, por me vranësira pak më të shumta dhe destabilizim të atmosferës temperaturat do të fillojnë të ulën pak a shumë por mbetet zagushi e madhe për shkak të dendësisë së lartë të ajrit që vjen nga nxehtësia dhe lagështia e shtrëngatave të shiut. Temperaturat do të zbresin pak rreth 36 gradë Celsius në Kosovë maksimalja. Me zhvillimin e stuhive lokale do të lokalisht do të freskëhet, por mbetet zagushi e lartë.

Përpos Kosovën shtrëngata të fuqishme lokale të martën pasdite priten edhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe Shqipërisë kontinentale. Pasditja dhe mbrëmja e së martës mund të japin spektakle vetëtimash e bubullimash në shumë pjesë të territoreve tona dhe fatkëqësisht vende-vende do të ekzistojë rreziku i breshërit, rrebeshit shumë të madh brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe shtrëngatë e fuqishme lokale.

E mërkura ende do të jetë e nxehtë, por me ulje të lehta të temperaturave sidomos me ardhjen e zhvillimeve të reja të vranësirave konvektive priten shtrëngata me bubullima dhe gjasa për breshër. Më vonë ulje më e ndjeshme e temperaturave. Masa afrikane ajrore do të fillojë të largohet, ndërsa masa më të freskëta ajrore depërtojnë së bashku me rreshjet e shiu të cilat do të jenë pak më të dendura kësaj radhe.

Të entjen vjen fronti i ftohtë ajror me ulje të theksuar të temperaturave, vranësira të dendura e rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Kësaj radhe temperaturat do të pësojnë ulje më të theksuar dhe reshjet atmosferike pritet të jenë më të mëdha dhe më të përhapura. Vende-vende priten reshje intensive.

Të Premtën na pret mot i freskët dhe i këndshëm, me vranësira e intervale kohore me diell. Reshjet do të fillojnë të humbin intensitetin dhe shtrirjen, ndërkohë që fuqizohet ndikimi anticiklonik.

Fundjava vjen stabile dhe jo shumë e nxehtë, megjithatë temperaturat do të rriten gradualisht.

Pra, një javë që fillon shumë e nxehtë, vazhdon me stuhi, reshje e destabilizim të fuqishëm të atmosferës dhe përfundon me diell por me temperatura shumë më të përballueshme dhe këndshme.

Ky ishte prashikimi i motit për këtë javë që potencialisht do të jetë mjaft e stuhishme, me zhvillimin e disa stuhive mjaft të fuqishme që do të prodhojnë mot mjaft të paqëndrueshëm, me vetëtima e bubullima masive, erëra të fuqishme dhe breshër. Kjo vlen si për Shqipërinë, por edhe Kosovë e Maqedoninë Veriore. Reshjet nuk do të mungojnë në mes të javë që do të jenë shumë të dobishme dhe kogja të përhapura.

Ndryshime të vogla në parashikim mund të ketë dhe për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni me kohë në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan

Komento: