Një burrë gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë

09:10 | 30 Qershor 2026
nje-burre-gjendet-pa-shenja-jete-ne-banesen-e-tij-ne-fushe-kosove

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë.

Policia bën të ditur përmes raportit se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë 29.06.2026 – 12:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar se viktima kishte vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”./Gazeta10

Komento: