Intervenime në ujësjellës dhe kanalizim në Vushtrri, disa zona pritet të mbesin pa ujë

09:55 | 30 Qershor 2026
intervenime-ne-ujesjelles-dhe-kanalizim-ne-vushtrri,-disa-zona-pritet-te-mbesin-pa-uje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Vushtrri.

Sipas njoftimit, ekipet janë duke punuar në këto lokacione të cilat kanë intervenime në rrjetin e ujësjellësit: Dobërllukë, Rr. “Mic Sokoli”, Rr. “Skënderbeu”, Druar.

Ndërsa në rrjetin e kanalizimit: Rr. “Skënderbeu”, Rr. “Wesley Clark”, Rr. “Halit Konjuhi”.

“Gjatë realizimit të intervenimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë dhe, pas rikthimit të furnizimit, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme. Nëse uji është i turbullt, lëreni të rrjedhë për disa minuta derisa të kthjellohet”, thuhet tutje në njoftim.

Komento: