Kjo është hera e dytë, lajm i rremë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

10:25 | 30 Qershor 2026
kjo-eshte-hera-e-dyte,-lajm-i-rreme-per-mjet-shperthyes-ne-stacionin-e-autobuseve-ne-prishtine

Stacioni i autobusëve në Prishtinë është rikthyer në funksion normal, pasi autoritetet përfunduan kontrollet e sigurisë të zhvilluara pas një dyshimi për mjet shpërthyes.

Për rreth dy orë zona ishte rrethuar nga Policia e Kosovës me shirita sigurie, ndërsa qarkullimi i autobusëve dhe qasja e qytetarëve u kufizuan për arsye sigurie.

Në vendin e ngjarjes intervenuan njësitet kompetente, të cilat kryen kontrolle të detajuara.

Komento: