
Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje nga Policia e Kosovës, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari për rastin e vrasjes në fshatin Zlipotok, Dragash.
I arrestuari për vrasjen me thikë të imamit Gazmend Tahirovci është Beshir Hamza.
Në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme policore, duke përfshirë përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri, si edhe njësinë policore me qen (K-9).

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin përgjegjës.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.