
Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se, në Fushë Kosovë janë arrestuar tre të dyshuar, pasi dy nga ta kishin kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme, ndërsa tjetri kishte pranuar sendet e vjedhura.
Në raport shtohet edhe se, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit që kanë kryer vjedhjet janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.
‘‘VJEDHJE E RËNDË&VJEDHJE
Fushë Kosovë 23-29.06.2026, NN. Janë arrestuar tre të dyshuar mashkuj kosovarë, pasi dy nga të dyshuarit kishin kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme, ndërsa njëri nga të dyshuarit kishte pranuar sendet e vjedhura. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit që kanë kryer vjedhjet janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga të dyshuarit i cili kishte pranuar sendet e vjedhura është liruar në procedurë të rregullt.’’, thuhet në raport.