
Një person dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thuhet se rreth orës 13:00 është pranuar një informatë se ai ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Enis Pllana i cili tha se menjëherë pas pranimit të njoftimit, policia ka angazhuar njësitë relevante, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, për të bërë lokalizimin e personit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është ende në zhvillim, ndërsa për rastin priten informacione të tjera në vazhdim./Gazeta10