Rashiq: Formimi i institucioneve të bëhet në një “pako”, mos të lihet hapësirë për bllokada

15:05 | 30 Qershor 2026
rashiq:-formimi-i-institucioneve-te-behet-ne-nje-“pako”,-mos-te-lihet-hapesire-per-bllokada

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është partneri i parë me të cilin synon të bisedojë për formimin e institucioneve të reja, por ka kërkuar që procesi të mos kufizohet vetëm te zgjedhja e qeverisë, por të përfshijë edhe një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Rashiq tha se rezultatet zgjedhore duhet të respektohen, ndërsa theksoi se pas katër palë zgjedhjeve është koha që partitë politike shqiptare të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund krizave institucionale.“Shikoni, normale, kam thënë edhe më herët, normale që Lëvizja Vetëvendosje është adresa e parë.

Jo vetëm për shkak të eksperiencës që kemi pasur tre-katër vitet e fundit, por për shkak se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 53 ulëse në Kuvend nga 100 që janë dedikuar për shqiptarët. Prandaj një shumicë të deputetëve shqiptarë, dhe në atë aspekt duhet respektuar këtë fakt dhe normale që adresa e parë është në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje.

A me të vërtetën kur vjen koha që të bisedojmë unë do të kem do propozime për një fuqizim ose një përmirësim eventual të komunikimit dhe marrëdhënieve, në veçanti të bashkëpunimit, sepse gjithmonë mundet më mirë. Dhe të thuhet ajo unë e shoh hapësirë shumë që të bëhet një përmirësim në atë drejtim”, tha ai.

Rashiq tha se bashkëpunimi me Vetëvendosjen duhet të jetë proaktiv dhe të përfshijë edhe propozimet e partive të komuniteteve.

“Prandaj, është adresa e parë Lëvizja Vetëvendosje, por gjithqysh jo vetëm për një bashkëpunim pasiv, por në këtë rast për një bashkëpunim i cili do të jetë në mënyrë që propozimet tona, në veçanti jo vetëm unë si kryetar i një partie të vogël, por gjithashtu dhe kolegët e mi nga radhët e komuniteteve, t’i prezantojmë dhe t’i propozojmë ide të cilat po konsiderojmë që do të jenë në favor të krijimit të institucioneve.

Prandaj, siç thashë, jo një bashkëpunim pasiv, por kisha thënë një bashkëpunim proaktiv ku edhe idetë tona duhet të merren parasysh dhe si të tilla t’i implementojmë së bashku”, tha ai.

Ai u shpreh se do t’i kërkojë Vetëvendosjes të ndërmarrë iniciativa për të arritur konsensus me partitë shqiptare, veçanërisht për zgjedhjen e presidentit.

Komento: