I dënuar me 1 vit burg për tentim vrasje, arrestohet 20-vjeçari në Prishtinë

16:40 | 30 Qershor 2026
i-denuar-me-1-vit-burg-per-tentim-vrasje,-arrestohet-20-vjecari-ne-prishtine

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prishtinë ka arrestuar një person që ishte në kërkim për tentim vrasje.

I arrestuari, A.SH 20 vjeç, është i dënuar me 1 vit burgim për ‘’vrasje në tentativë’’.

Njoftimi:

Arrestohet një person i kërkuar për vrasje në tentativë

Prishtinë, 30 Qershor 2026– Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar:

– A.Sh. mashkull, 20 vjeç, i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.

Komento: