
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ku zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë bastisur disa lokacione në kuadër të një hetimi për dyshime të shpëlarjes së parave.
Sipas të njëjtave burime, aksioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet italiane, Guardia di Finanza, si dhe me Europol.
Burimet bëjnë të ditur se janë bastisur disa lokacione në kryeqytet, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar edhe disa automjete, të cilat dyshohet se lidhen me veprimtarinë që është objekt i hetimit.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, aksioni lidhet me një rast të dyshuar të shpëlarjes së parave, pas arrestimit të mëhershëm të një shtetasi të Kosovës në Itali.