Saibari në Mynih, Bayerni e prezanton zyrtarisht yllin maroken

19:08 | 01 Korrik 2026

Pasi e kishte mbyllur marrëveshjen para fillimit të Kampionatit Botëror, Bayern Munich sot e zyrtarizoi Ismael Saibarin si futbollistin më të ri të klubit.

Mesfushori ofensiv maroken firmosi kontratë deri në verën e vitit 2031 dhe u prezantua me fanellën e kampionëve të Gjermanisë.

Lëvizja e shpejtë e Bayernit doli të ishte vendimtare, pasi interesimi i klubeve të tjera evropiane mbeti i kotë.

Bavarezët e siguruan firmën e 25-vjeçarit para se vlera e tij të rritej edhe më shumë falë paraqitjeve spektakolare në Botëror, ku Saibari është shndërruar në një nga zbulimet më të mëdha të turneut.

Komento: