Magjistralja Ferizaj – Gjilan është liruar për qarkullimin e automjeteve

20:25 | 01 Korrik 2026
magjistralja-ferizaj-–-gjilan-eshte-liruar-per-qarkullimin-e-automjeteve

Policia Rajonale e Ferizajt njofton qytetarët se, pas pakësimit të reshjeve të shiut dhe ndërhyrjes së Shërbimeve Emergjente, është bërë i mundur largimi i ujit nga rruga.

“Si rrjedhojë, magjistralja Ferizaj – Gjilan, në fshatin Dardani, është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve dhe trafiku tashmë po zhvillohet normalisht në të dy drejtimet”, thuhet në njoftim.

“Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë menaxhimit të kësaj situate, ndërsa apelojmë te shoferët e automjeteve të kenë kujdes në rrugën me lagështi.”, përfundon njoftimi.

Komento: