Zhvillimet të reja në Casa Milan, Maldini takon agjentin e yllit të madh

12:18 | 18 Qershor 2019

Milan është në kërkim të lojtarëve për afatin e verës.

Një mëngjes i zënë në Casa Milan. Sipas informacioneve të Calciomercato, Gerry Piccolillo dhe Daniele Piraino, avokat dhe agjent i Amadou Diawara, arritën pak kohë më parë për një takim me Paolo Maldini në selinë qendrore të rossonerëve, përcjell ORAinfo.

Foto: Amadou Diawara

Mesfushori i Napolit mund të bëhet një emër i nxehtë për mesfushën e Milanit pas ardhjes së Kuricit (i cili iu nënshtrua kontrolleve mjekësore këtë mëngjes) dhe përshpejtimin për Sensi.

Pritet që shumë shpejt Milan të vendos nëse do ta transferoj lojtarin e njohur. /ORAinfo/

Komento: