U kry: Rabiot te gjiganti italian

12:49 | 18 Qershor 2019

Kontrata e Adrien Rabiot me Paris Saint-Germain do të përfundojë më 30 qershor dhe klubi i tij i ardhshëm ende nuk është përcaktuar ende.

Megjithatë, sipas raporteve nga Spanja, në veçanti, El Chiringuito, Juventusi është afër me nënshkrimin e lojtarit.

Sipas burimit spanjoll, bardhezinjtë janë të gatshëm të paguajnë një bonus prej 10 milionë euro dhe komisionet për lojtarin dhe agjentët e tij plus një pagë prej 7 milion euro neto për sezon deri në 2024.

Shumë shpejt pritet të konfirmohet një marrëveshje e tillë, dhe Rabiot është i pëlqyer edhe nga trajneri i ri i Juventusit, Sarri. /ORAinfo/

Komento: