KFOR, EULEX, Policia dhe FSK realizojnë ushtrimin e përbashkët “Shpata e Artë 2026”

20:40 | 03 Korrik 2026
kfor,-eulex,-policia-dhe-fsk-realizojne-ushtrimin-e-perbashket-“shpata-e-arte-2026”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre 2026”, të drejtuar nga KFOR në kampin Vrellë.

Sipas njoftimit në Facebook, gjatë ushtrimit janë testuar procedurat operacionale, komunikimi dhe koordinimi ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave, me qëllim rritjen e gatishmërisë për skenarë të ndryshëm krize.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë në këtë ushtrim me njësitë e Gardës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, EOD-së, si dhe ekipin e mjekësisë. Gjatë zhvillimit të ushtrimit, këto njësi demonstruan profesionalizem, gatishmëri dhe aftësi të larta operacionale në permbushjen e detyrave të tyre.

Pjesë e ushtrimit ” Golden Sabre 2026″ ishin agjencionet e Sigurisë që veprojnë në Kosovë: KFOR, FSK, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), dhe EULEX”, thuhet në njoftim.

Komento: