Aksidenti në autostradë, 7 të lënduar u dërguan në emergjencë – kjo është gjendja e tyre

12:00 | 04 Korrik 2026
aksidenti-ne-autostrade,-7-te-lenduar-u-derguan-ne-emergjence-–-kjo-eshte-gjendja-e-tyre

Në një aksident të rëndë trafiku në Austradën “Ibrahim Rugova” mbetën të lënduar tetë persona.

Shtatë të lënduar janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka konfirmuar se  shtatë nga të lënduarit janë pranuar në emergjencë, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Ai bëri të ditur se në gjendje të përmirësuar, të njëjtit janë liruar në shtëpi.

“Sot rreth ora 8:30 në Emergjencë janë sjellë 7 të lënduar në aksident trafiku që ka ndodhur në autostradë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, janë konsultuar specialistët sipas lëndimeve që kanë pasur. Në gjendje të përmirësuar janë liruar në shtëpi”, ka deklaruar Veçgishti./ KK

Komento: