KFOR-i zhvillon stërvitje në Pejë për rritjen e gatishmërisë operacionale

15:55 | 04 Korrik 2026
kfor-i-zhvillon-stervitje-ne-peje-per-rritjen-e-gatishmerise-operacionale

KFOR-i ka njoftuar se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W), kanë marrë pjesë në një stërvitje me qitje të vërteta në Poligonin e Ushtrisë Voloire, pranë Kampit “Villaggio Italia” në Pejë.

Siç bën të ditur misioni i NATO-s në Kosovë, stërvitja, e cila mblodhi personel nga kombësi të ndryshme, synonte të nxiste shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave më të mira, duke rritur ndërveprimin midis njësive pjesëmarrëse

Komento: