Pejani sulmohet fizikisht nga njerka pas një mosmarrëveshjeje

08:50 | 08 Korrik 2026
pejani-sulmohet-fizikisht-nga-njerka-pas-nje-mosmarreveshjeje

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 7 korrikut në Pejë.

Sipas informacioneve të policisë, një burrë ka raportuar në polici se, pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar fizikisht nga njerka e tij.

Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, ajo është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Komento: