Gjakovë: Kanosi një qytetar në baza fetare, shoqërohet në polici

08:50 | 08 Korrik 2026
gjakove:-kanosi-nje-qytetar-ne-baza-fetare,-shoqerohet-ne-polici

Një person është shoqëruar për intervistim nga policia në Gjakovë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 16 prill korrik, kur i dyshuari, gjatë një debati, dyshohet se ka kanosur një qytetar në baza fetare.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin e rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

Komento: