E kërcënoi nëntorin e kaluar ministrin Xhelal Sveçlën, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

09:20 | 08 Korrik 2026
e-kercenoi-nentorin-e-kaluar-ministrin-xhelal-sveclen,-arrestohet-i-dyshuari-ne-prishtine

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte kanosur ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Në raport bëhet e ditur se rasti kishte ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, dhe se i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

“KANOSJE

Prishtinë 09.11.2025 – 16:56. Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Gazeta10

Komento: