Bastiset burgu i Dubravës, gjenden dy qese me marhuanë

09:20 | 08 Korrik 2026
bastiset-burgu-i-dubraves,-gjenden-dy-qese-me-marhuane

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në burgun e Dubravës, gjatë bastisje rreth sallës së vizitave janë gjetur dy qese të cilat dyshohet të jenë të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Policia në raportin e saj ka njoftuar se të njëjtat janë sekuestruar.

“POSEDIM I NARKOTIKËVE

Qendra Korrektuese Dubravë, Istog 06.07.2026, 08:30. Është raportuar se gjatë bastisje rreth sallës së vizitave janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të mbështjella, të cilat dyshohet të jenë të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 125 gramë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë hetimore’”, thuhet në raport. /Gazeta10

Komento: