“Papuçet” Gucci kapen në Han të Elezit, i sekuestron Dogana

10:15 | 08 Korrik 2026
“papucet”-gucci-kapen-ne-han-te-elezit,-i-sekuestron-dogana

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar 128 palë këpucë të markave të mbrojtura, gjatë një kontrolli në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit.

Rasti është regjistruar gjatë mbrëmë rreth orës 22:00, kur një automjet me targa vendore është përzgjedhur për kontroll.

Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i automjetit fillimisht ka deklaruar se nuk kishte mallra për deklarim.

Pas dyshimeve, zyrtarët doganorë kanë kryer kontroll fizik të automjetit, ku në bagazh kanë zbuluar këpucët e dyshuara.

Për mallrat e gjetura nuk është paraqitur dokumentacion që dëshmon origjinën, importin e rregullt apo të drejtën për përdorimin dhe qarkullimin e produkteve.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ndaj rastit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar për procedura të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Komento: