Martesat në krizë? Mbi 2.100 shkurorëzime u regjistruan në Kosovë brenda një viti

15:05 | 08 Korrik 2026
martesat-ne-krize?-mbi-2.100-shkurorezime-u-regjistruan-ne-kosove-brenda-nje-viti

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e shkurorëzimeve për vitin 2025, sipas të cilave gjatë këtij viti janë regjistruar gjithsej 2.192 raste të shkurorëzimit, ose 46 raste më shumë krahasuar me vitin 2024.

Sipas raportit, numri i shkurorëzimeve është rritur për 2.1 për qind, pasi në vitin 2024 ishin regjistruar 2.146 raste, raporton Gazeta10.
Komuna me numrin më të madh të shkurorëzimeve gjatë vitit 2025 ishte Prizreni, me 192 raste (8.8%), e ndjekur nga Prishtina me 175 raste (8.0%) dhe Peja me 163 raste (7.4%).

Raporti tregon se pjesa më e madhe e çifteve që janë shkurorëzuar kishin qenë të martuar nga 5 deri në 9 vjet. Në këtë kategori u regjistruan 627 raste, që përbëjnë 28.6 për qind të të gjitha shkurorëzimeve. Pas kësaj grupmoshe të martesës renditen çiftet me 10 deri në 14 vjet martesë, me 297 raste ose 13.5 për qind.

Sa i përket moshës së personave të shkurorëzuar, numri më i madh i grave të shkurorëzuara i takon grupmoshës 25–29 vjeç, me 463 raste (21.1%), ndërsa te burrat dominoi grupmosha 30–34 vjeç, me 464 raste (21.2%). /GAZETA10/

Komento: