Samiti i NATO-s 2027 në Shqipëri, Rama: Iku ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

16:00 | 08 Korrik 2026
samiti-i-nato-s-2027-ne-shqiperi,-rama:-iku-ajo-kohe-kur-behej-cfare-te-donin-te-tjeret

Pas përfundimit të Samitit të NATO-s, Mark Rutte ka konfirmuar se samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri.

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Rama përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook krah kabinetit të tij qeverisës tha:

“Si thanë? Nuk do bëhet samiti në Shqipëri. Kështu thanë? Epo ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët në Shqipëri. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që samiti i ardhshëm do të bëhet në Tiranë”.

Komento: