Rutte e konfirmon nga Ankaraja: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

16:00 | 08 Korrik 2026
rutte-e-konfirmon-nga-ankaraja:-samiti-i-nato-s-ne-vitin-2027-do-te-mbahet-ne-tirane

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka konfirmuar se Samiti i NATO-s i vitit 2027 do të organizohet në Tiranë.

Gjatë një konference për media në Ankara, Rutte bëri të ditur se aleatët kanë rënë dakord që kryeqyteti shqiptar të jetë mikpritës i samitit të ardhshëm të nivelit të lartë të Aleancës, pas takimeve të planifikuara për vitin 2026.

Ndryshe, Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe gjatë viteve ka marrë pjesë në misione dhe operacione të Aleancës, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar.

Komento: