Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

20:15 | 08 Korrik 2026
kamberi:-vizita-e-presidentit-begaj-ne-lugine-mesazh-i-qarte-i-mbeshtetjes-per-ruajtjen-e-identitetit

Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, shprehet se vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Luginë përbën një moment të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Kjo vizitë është një shprehje e përkushtimit institucional të Shqipërisë ndaj bashkëkombësve të saj, si dhe një mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit, të drejtave dhe zhvillimit të komunitetit shqiptar në këtë trevë”, shkruan Kamberi.

Komento: