Pas 20 vjetësh martesë e hodhi gruan nga vetura, detaje rreth rastit të ҫiftit nga Suhareka

15:32 | 18 Qershor 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ndodhi në Suharekë.

Askush nuk e di se çka në të vërtetë ndodhi atë ditë.

Historia e A.D nga Suhareka që humbi jërqn pasi bashkëshorti e gjuajti nga makina që ishte në lëvizje, mbetet një mister.

Çifti , të martuar për 20 vite, nuk është se kishin fort raporte të mira bashkëshortore.

Kjo u vërtetua edhe në ditën ku si pasojë gruaja 54 vjeçare gjeti vdekjen në mënyrën më të rëndë.

Hetimet për këtë privim nga jeta tashmë po i vazhdon prokuroria e krimeve të rënda.

Kjo e fundit ka kërkuar 30 ditë paraburgim për burrin e së ndjerës. I dyshuari me vendimin e gjykatës gjendet prapa grilave.

Ishte e premtja e fundit e muajit maj, dita kur gruaja nga Suhareka A.D, mundi të rrijë në shtëpi me dy fëmijët e saj. Që nga ajo kohë, 54-vjeçarja, më nuk i pa ata.

Ajo dyshohet se vdiq pas plagëve të marra nga lëndimet fizike që i mori nga dhuna e shkaktuar pikërisht nga burri me të cilin ishte e martuar për 20 vjet.

Si ndodhi e gjithë ngjarja e tmerrshme e kësaj historie tragjike?

Gruaja me inicialet A.D e lindur në vitin 1965, ishte gruaja e dytë e I.H që jetonte në fshatin Neprebishtë të Suharekës.

Çifti bashkë kishin qenë për afro dy dekada.

Viktima, kishte qenë gruaja e dytë e të dyshuarit për vdekjen e saj. Nga martesa me të, viktima, 54-vjecare kishte pasur dy djem.

Problemet në mes të çiftit kishin nisur kohë më parë. Martesa 20-vjeçare përfundoi në tragjedi në ditën e premte të 31 majit të këtij viti. Çifti kishin pasur një zënkë fillimisht. Pastaj pa dëshirë i dyshuari, I.H e kishte marrë viktimën e kishte futur në veturë.

Nga aty pak kilometra larg nga Suhareka, në mënyrë të dhunshme I.H. e kishte nxjerrë nga vetura derisa ishte në lëvizje tashmë të ndjerën A.D.

Nga lëndimet e marra në kokë dhe në disa pjesë të tjera të trupit, gruaja kishte qëndruar për dy javë e hospitalizuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. A.D ka ndërruar jetë javën që e lam pas në QKUK.

Prokuroria: Lënda është shumë e ndishme, po i vazhdojmë hetimet

Me hetimet tashmë është duke u marrë Departamenti i Veprave të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Admir Shala, i tha gazetës se e gjithë ngjarja është duke u hetuar.

“Ne jemi duke i vazhduar hetimet për këtë çështje. Lënda është e ndjeshme. Andaj nuk mund të japim detaje të tjera për shkak të procesit të hetimit”, i tha gazetës kryeprokurori Shala.

Mirëpo, ai konfirmoi që tashmë i dyshuari për këtë ngjarje të rëndë, pra bashkëshorti i viktimës, I.H në vitin 2004 kishte pasur një lëndë të hapur në organet e hetuesisë për armëmbajtje pa leje.

E prokurori i veprave të rënda, që po merret me këtë rast, Metush Biraj, deklaroi për gazetën se çifti nuk ka pasur ndonjë lëndë të hapur në prokurori e që kishte të bëjë me dhunë në familje.

“Mund të ju konfirmoj se tashmë lënda për këtë rast gjendet tek ne. Ne jemi duke i vazhduar hetimet. I dyshuari për këtë rast nuk ka të hapur ndonjë lëndë për dhunë në familje në institucionet e drejtësisë. Ende nuk i dimë rrethanat që kanë çuar deri tek kjo ngjarje. Lënda është e ndihmë andaj nuk mund të japim detaje”, i tha Gazetës prokurori Biraj.

E familja e burrit të ndjerës fshatin Neprebishtë të Suharekës, ku 54-vjeçarja A.D kishte qenë e martuar, nuk kishin hapur as të pame. Derisa në shtëpinë e të dyshuarit për privimin nga jeta, nuk gjendeshin dy djemtë e martesës dytë me gruan tashmë të ndjerë.

Komento: