
Sarri do ta realizojë transferimin e parë tek Juventusi.
Mesfushori i Paris Saint-Germain Adrien Rabiot thuhet se ka rënë dakord për një transferim si lojtar i lirë te Juventusi.
Sipas El Chiringuito, Rabiot do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Juven ku do përfitojë 7 milionë euro në sezon.
Për më tepër, ‘Bardhezinjtë’ janë të gatshëm të paguajnë transferimin e francezit deri në 10 milionë euro.
24-vjeçari ka luajtur tashmë mbi 200 herë për PSG, duke fituar gjashtë tituj të ligës.
Megjithatë, një mosmarrëveshje kontraktuale e pa lojtarin jashtë skuadrës franceze që nga muaji dhjetor.
Njëkohësisht ky do të jetë edhe transferimi i parë i trajnerit të ri të ‘Zonjës së Vjetër’, Maurizio Sarri.
