Italia vendos t’i dëbojë dy atashe ushtarakë nga Ambasada Ruse në Itali, u përfshin në spiunazh

12:40 | 09 Korrik 2026
italia-vendos-t’i-deboje-dy-atashe-ushtarake-nga-ambasada-ruse-ne-itali,-u-perfshin-ne-spiunazh

Qeveria italiane ka vendosur të dëbojë dy atashe ushtarakë nga Ambasada e Federatës Ruse në Itali, përgjegjës për aktivitetet e spiunazhit që dolën në pah gjatë hetimit të Prokurorisë Publike të Romës.

Kryediplomati italian, Antonio Taiani, ka treguar se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme ka informuar Ambasadorin rus në Romë se Ivan Petrovich Gorbachev dhe Mikhail Vasilyevich Astakhov duhet të largohen nga Roma brenda 3 ditëve.

“Moska vazhdon të përdorë armët e saj hibride për të sulmuar Perëndimin dhe Italinë. Një ndërhyrje serioze dhe e papranueshme për institucionet italiane dhe për sigurinë kombëtare”, ka shkruar ai.

Komento: