A do të shkarkohet Abdixhiku, flasin anëtarë të Kryesisë së LDK-së

15:35 | 09 Korrik 2026
a-do-te-shkarkohet-abdixhiku,-flasin-anetare-te-kryesise-se-ldk-se

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Visar Azemi para mbledhjes së Kryesisë së këtij subjekti politik, tha se nuk ka shkarkim të kryetarit kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

“Nuk ka shkarkim të Abdixhikut e as të askujt. Do të diskutojmë për rezultatin e fundit dhe tema të tjera”, tha shkurt Azemi.

Ndërsa, anëtarja tjetër Kryesisë së LDK, Sibel Halimi para mbledhjes së kryesisë ka bërë të ditur se nuk ka nënshkruar iniciativën për largimin e kryetarit të LDK, Lumir Abdixhiku.
Ajo bëri të ditur se do të flitet për rezultatin e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve, por nuk e lë anash edhe diskutimin e kësaj çështje në të ndryshme.

“Nuk e kam nënshkruar. Besoj që përgjegjësia duhet të merret nga të gjitha palët të LDK dhe besoj që nuk është e mjaftueshme vetëm angazhimi i kryetarit të LDK-së. Ne kemi rëndin e ditës dhe do të diskutojmë për çështjen e rezultati të zgjedhjeve gjithsesi edhe për çështje të cilat lidhen në formimin e institucioneve, si dhe natyrisht do të diskutojmë për shumë çështje të tjera për partin. Në rend dite nuk kemi pika e fundit e rendit të ditës është te ndryshme dhe besoj që aty do ta diskutojmë”, tha ajo.

Burime të KosovaPress brenda njërës nga degët e LDK-së dhe nga delegatë që tashmë e kanë dhënë nënshkrimin e tyre, gjithashtu mëson se numri i nënshkrimeve deri më tani është rreth 150, derisa është e ditur se LDK ka gjithsejtë 355 delegatë.

Komento: