Vrasja e trefishtë në Gllogjan, nesër shpallet aktgjykimi

23:30 | 09 Korrik 2026
vrasja-e-trefishte-ne-gllogjan,-neser-shpallet-aktgjykimi

Gjykata Themelore në Pejë pritet që nesër të shpallë aktgjykimin në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.

Në këtë rast të akuzuar janë Halil Mehmetaj, Kastriot Mehmetaj dhe Kreshnik Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasjen e trefishtë të ndodhur më 26 nëntor 2021, kur gjatë sulmit ndaj një autobusi në fshatin Gllogjan mbetën të vrarë shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënës 17-vjeçarë, Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj.

Një tjetër pasagjer kishte mbetur i plagosur.

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar që tre të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen me burgim të përjetshëm, duke vlerësuar se provat e administruara gjatë procesit gjyqësor vërtetojnë përgjegjësinë e tyre për kryerjen e veprës penale.

Po ashtu, edhe pala e dëmtuar ka kërkuar dënimin maksimal për të akuzuarit.

Shpallja e aktgjykimit bëhet në ora 14:30.

Komento: