
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake kolonelin amerikan A. J. Berg, në shenjë vlerësimi për, siç tha ajo, kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Në përfundim të mandatit të tij si Atashe i Mbrojtjes i SHBA-së në Kosovë, e falënderova për angazhimin e tij të palëkundur në mbështetjen e zhvillimit dhe modernizimit të FSK-së, avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve tona”, shkroi Haxhiu.
Për këtë nderimin e Atasheut amerikan të Mbrojtjes falënderoi ambasada amerikane në Kosovë
“Jemi të nderuar që Atasheu ynë i Mbrojtjes, koloneli AJ Berg, u vlerësua për shërbimin e tij në Kosovë dhe për kontributin e ekipit të tij në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Jemi mirënjohës për këtë vlerësim të veçantë dhe për partneritetin tonë të vazhdueshëm”.