Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

09:20 | 11 Korrik 2026
kurti-per-takimet-me-pdk-e-ldk:-heret-te-flasim-per-rezultate-konkrete,-por-mbetemi-optimiste

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas takimeve të ndara që zhvilloi me krerët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se është ende herët për të folur për rezultate konkrete, por u shpreh optimist për vazhdimin e procesit.

“Është ende herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë për rrugën përpara. Fryma konstruktive përgjatë bisedimeve njëmend nuk paraqet marrëveshje e garanci për sukses, por meqenëse jemi veçse te takimi i parë pas certifikimit të rezultatit, kemi shpresë për avancim në vijim”, ka shkruar ai në Facebook.

Në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për legjislaturën e njëmbëdhjetë, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës zhvillova takime të ndara me krerët e PDK-së dhe të LDK-së.

Është ende herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimist për rrugën përpara. Fryma konstruktive përgjatë bisedimeve njëmend nuk paraqet marrëveshje e garanci për sukses, por meqenëse jemi veçse te takimi i parë pas certifikimit të rezultatit kemi shpresë për avancim në vijim.

Jemi të angazhuar dhe të përkushtuar që vullnetin e shprehur të popullit ta jetësojmë me institucione të reja e funksionale, që punojnë për të mirën e qytetarëve dhe Republikës

Komento: