Kurti në Podujevë, përcjell nga afër korrje-shirjet

10:45 | 11 Korrik 2026
kurti-ne-podujeve,-percjell-nga-afer-korrje-shirjet

Kreu i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot në mëngjes ka qëndruar në qytetin e Podujevës ku edhe ka përcjellë nga afër korrje-shirjet në këtë pjesë të vendit.

Ai është parë i ngjitur edhe në kombanjë, derisa shoqërohej nga ministri i Bujqësisë, Armend Muja.

Kurti gjatë ditës së premte ka takuar liderët e PDK’së dhe LDK’së me të cilët ka diskutuar për krijimin e institucioneve të reja. Takimi me Bedri Hamzën nuk ka prodhur ndonjë rezultat, derisa me Lumir Abdixhikun e Vjosa Osmanin janë dakorduar për takime të radhës

Komento: