Kanye West mbërrin në Shqipëri

11:25 | 11 Korrik 2026
kanye-west-mberrin-ne-shqiperi

Reperi me famë botërore, Kanye West, sapo ka mbërritur në Tiranë, për të ndezur atmosferën për atë që konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të dekadës në Shqipëri.

Pamjet e para të artistit amerikan në aeroportin e Tiranës kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke konfirmuar praninë e tij për këtë megaprojekt të pritur gjatë.

Përgatitjet për koncertin që do të mbahet në “Eagle Stadium” kanë mbaruar. Ky stadium i ri, i ndërtuar apostafat për këtë event, ka një kapacitet prej plot 60 mijë spektatorësh.

Komento: