
Oda Ekonomike e Kosovës ka ndarë disa të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2025, sa i përket raportit tregtar të Kosovës më Holandën dhe Zvicrën.
Sipas statistikave, përgjatë vitit 2025 Kosova ka shënuar progres pozitiv, duke zvogëluar deficitin tregtar me Holandën dhe duke rritur eksportet, derisa me Zvicrën eksportet kanë shënuar ngritje prej 15.1 % dhe bilanci pozitiv tregtar ka shkuar në 51.1 milionë euro.
Postimi i plotë:
Marrëdhëniet tregtare me Holandën dhe Zvicrën
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2025 tregojnë zhvillime pozitive në tregtinë e jashtme të Kosovës:
🇳🇱 Holanda
✅ Deficiti tregtar është zvogëluar me 21.4%, duke rënë nga 34.4 milionë € në 27.1 milionë €.
✅ Eksportet janë rritur me 13.3%, ndërsa importet kanë shënuar rënie prej 6.7%.
🇨🇭 Zvicra
✅ Bilanci pozitiv tregtar është rritur me 11.8%, duke arritur në 51.1 milionë €.
✅ Eksportet kanë shënuar rritje prej 15.1%, ndërsa mbulueshmëria e importeve nga eksportet mbetet shumë e lartë, 205.9%.
📈 Këto të dhëna pasqyrojnë potencialin e prodhuesve dhe eksportuesve kosovarë në tregjet ndërkombëtare, si dhe rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të konkurrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës.