
Gjatë kontrolleve të realizuara në fshatin Trudë, janë evidentuar raste të lidhjeve ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, si dhe konsumatorë me obligime të papaguara.
Sipas institucioneve përgjegjëse, për të gjitha rastet e identifikuara janë ndërmarrë masa konkrete, përfshirë shkyçjen nga rrjeti i furnizimit me ujë.
Po ashtu, bëhet e ditur se lëndët për rastet e konstatuara do t’i dorëzohen Prokurorisë për procedim të mëtejmë, në përputhje me procedurat ligjore./Gazeta10