Tentoi kalimin e kufirit në Vërmicë, kosovares i gjendet sprej SDS 80

09:55 | 14 Korrik 2026
tentoi-kalimin-e-kufirit-ne-vermice,-kosovares-i-gjendet-sprej-sds-80

Një rast i posedimit të kundërligjshëm të një mjeti të ndaluar është evidentuar në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 23:35, kur një shtetase kosovare, derisa po kalonte kufirin nga Shqipëria në drejtim të Kosovës me automjetin e saj, është ndaluar për kontroll.

Gjatë kontrollit, tek e dyshuara është gjetur dhe konfiskuar një sprej i llojit SDS 80.

Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, e dyshuara është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Komento: