
Enver Hoxhaj nga PDK ka reaguar pas avancimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se zhvillimet e sotme duhet të shërbejnë si një thirrje për reflektim për Kosovën.
Hoxhaj ka uruar Shqipërinë për avancimin në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe Malin e Zi për mbylljen e dy kapitujve të tjerë negociues, duke vlerësuar se të dy shtetet po e shndërrojnë vizionin e tyre evropian në realitet.
“Sot është një ditë e rëndësishme për Ballkanin. Shqipëria po avancon në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, ndërsa Mali i Zi po mbyll edhe dy kapituj të tjerë në rrugën e tij drejt anëtarësimit. Urime të dy shteteve për këtë sukses dhe për vizionin evropian që po e shndërrojnë në realitet”, ka shkruar Hoxhaj.
E duke folur për pozitën e Kosovës, ai ka theksuar se vendi ka humbur ritmin në procesin e integrimit evropian.
“Deri para 7 vitesh, vendi ynë kishte një perspektivë shumë më të besueshme evropiane dhe gëzonte një mbështetje më të madhe nga partnerët tanë. Ndërkaq, qe 3 vjet Kosova pret që statusin e vendit kandidat ta shqyrtojë dikush, por ai ka mbetur në sirtarët e Bashkimit Evropian dhe askush nuk po merret me të”, ka deklaruar Hoxhaj.
Postimi i plotë: