
Një vatër zjarri ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në lagjen “15 Tetori” të Vlorës.
Flakët kanë rënë në një hapësirë me pemë të llojit pishë dhe shkurre që gjenden në disa prej shtëpive të banuara në këtë zonë.
Sipas raportimeve, dyshohet se rasti ka të bëjë me zjarrvënie të qëllimshme për të pastruar atë pjesë të territorit nga barishtet dhe shkurret, por flakët janë përhapur si rrjedhojë e erës.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po mundohen të shuajnë zjarrin. Kjo është vatra e dytë aktive e zjarrit që bie në këtë zonë ditët e fundit.