
Sipas asaj që është raportuar nga Sky Sport sot, Nicolo Barella e ka mendjen e tij të vendosur në një lëvizje për Interin.
Në javët e fundit, është thënë se rivalët e ashpër të Interit, Milani është gjithashtu i interesuar për të riun e Cagliarit, i cili aktualisht është me skuadrën italiane U21 në Kampionatin Evropian U21, përcjell ORAinfo.

Barella, 22 vjeç, konsiderohet të jetë një nga mesfushorët më të talentuar në Itali./ORAinfo/