
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 8,585,858.58 euro për realizimin e projektit të renovimit të Qendrës së Paraburgimit dhe ndërtimit të punëtorive në Gjilan.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, projekti financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, ndërsa vlera e parashikuar e kontratës ishte 13,105,000 euro, çka nënkupton se kontrata është lidhur për rreth 4.52 milionë euro më pak se vlera e parashikuar.
Sipas dokumentit zyrtar, punimet do të realizohen në ambientet e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është paraparë të jetë 755 ditë.
Qendra do të përgatitet për të burgosurit që do të sjellen nga Danimarka, në pjesën e parë të vitit 2027.